Termat & Kushtet
Përditësuar më: 5/15/2026
1. Të dhëna mbi operatorin
Shërbimi ofrohet nga ERE RENT Car, person fizik i regjistruar në Republikën e Shqipërisë me NIPT M66527002M. Kontakt zyrtar: ere@ererentcar.com, +355 69 296 0127.
2. Kushtet e qiramarrjes
- Mosha minimale e qiramarrësit: 21 vjeç.
- Patentë drejtimi e vlefshme prej të paktën 1 viti.
- Dokument identifikimi i vlefshëm (kartë identiteti / pasaportë).
- Çmimet janë të shprehura në Euro dhe përfshijnë TVSH-në, sigurimin bazë dhe asistencën rrugore.
3. Rezervimet dhe pagesat
Rezervimet konfirmohen pas marrjes së përgjigjes nga ERE Rent Car. Anulimet pa kosto pranohen deri 24 orë para datës së marrjes.
Pagesa kryhet në momentin e marrjes së mjetit me cash ose me kartë krediti / debiti të çdo lloji (Visa, Mastercard, Maestro, American Express etj.).
Me kërkesën tuaj, pagesa mund të kryhet edhe online nëpërmjet PayLink / link pagese, ose me transfertë bankare (IBAN) — pa asnjë komision shtesë.
4. Dorëzimi dhe kthimi i mjetit
Falas: dorëzimi dhe kthimi në Aeroportin e Tiranës (TIA), në Portin e Durrësit ose në zyrën tonë në Vorë kryhen pa asnjë kosto shtesë.
Pika të tjera (qytet, plazh, hotel, malësi): dorëzimi është i mundur me kërkesë dhe vlerësohet rast pas rasti. Në varësi të distancës dhe orarit, mund të aplikohet një tarifë e vogël transporti, e cila ju komunikohet dhe miratohet nga ju para konfirmimit të rezervimit. Pa surpriza.
5. Përgjegjësia e qiramarrësit
Qiramarrësi është përgjegjës për përdorimin e duhur të automjetit, respektimin e Kodit Rrugor dhe për çdo dëm të shkaktuar nga neglizhenca, përdorimi nën efektin e alkoolit/lëndëve narkotike, ose drejtimi nga persona të paautorizuar.
6. Sigurimi
Të gjitha automjetet janë të mbuluara me sigurim të detyrueshëm TPL. Sigurim shtesë (CDV/TI) mund të zgjidhet me kërkesë. Detajet e mbulimit jepen përpara firmës së kontratës.
7. Karburanti dhe kilometrazhi
Automjeti dorëzohet dhe duhet të dorëzohet me të njëjtin nivel karburanti. Kilometrazhi është i pakufizuar përveçse kur specifikohet ndryshe në ofertë.
8. Zgjidhja e mosmarrëveshjeve
Çdo mosmarrëveshje do të zgjidhet me marrëveshje miqësore. Në mungesë, kompetente është Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, sipas legjislacionit të Republikës së Shqipërisë.
9. Të dhënat personale
Trajtimi i të dhënave personale rregullohet nga Politika e Privatësisë.